Ambasada italiane në Kosovë: Theksohet nevoja për formimin e shpejtë të qeverisë së re

17:45 | 12 Maj 2025
ambasada-italiane-ne-kosove:-theksohet-nevoja-per-formimin-e-shpejte-te-qeverise-se-re

Ambasadorët e vendeve të Quint-it në Kosovë janë takuar sot me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ku është diskutuar situata politike në vend dhe nevoja për veprime të shpejta institucionale.

Përmes një postimi në platformën “X”, Ambasada Italiane në Kosovë njoftoi se gjatë takimit është theksuar rëndësia e formimit të shpejtë të një qeverie të re.

Sipas ambasadorëve, një qeveri funksionale është thelbësore për të garantuar vazhdimin e reformave dhe avancimin e Kosovës në procesin e integrimit euroatlantik.

“U theksua nevoja për të formuar shpejt një qeveri të re, në mënyrë që Kosova të mund të ecë përpara në prioritetet kyçe, siç është avancimi drejt integrimit euroatlantik,” thuhet në deklaratën e ambasadës.

Komento: