Ish-ambasadori Gjergj Dedaj ka reaguar ashpër ndaj gjendjes aktuale politike dhe ndërkombëtare të Kosovës, duke e cilësuar periudhën pesëvjeçare të qeverisjes së Albin Kurtit, si më të rëndën për raportet me Bashkimin Evropian.
“Kosova që nga para lufta nuk ka qenë më larg Evropës se sa gjatë regjimit pesëvjeçar të Kurtit, të Vjosa Osmanit dhe Donika Shchëarz. Futja e Kosovës nën sanksione ndërkombëtare krahas Rusisë dhe Bjellorusisë, është treguesi më skandaloz e demolimit, shkatërrimit dhe procesit të integrimit të Kosovës në BE dhe të promovimit të vlerave Evropiane”, tha ai.
Dedaj vlerësoi për “Front Online” se kjo situatë ka shkaktuar humbje të mëdha materiale dhe politike për vendin – duke përfshirë largimin e investitorëve të huaj, mungesën e ndihmave dhe izolimin diplomatik.
“Ky dështim i pariparueshëm nuk është vetëm dëm material dhe ekonomik, ku Kosova humb me qindra miliona ndihma dhe subvencione, largon kompanitë dhe investitorët e huaj, por ky është edhe një dem politik”, u shpreh ai.
Në përvjetorin e Ditës së Evropës, Dedaj tha se Kosova nuk ka arsye ta festojë këtë ditë nën një “qeverisje autoritare dhe antievropiane”.
“Kosova nuk ka pse ta shënoj dhe pse ta festoj 9 majin – Ditën e Evropës, me politikë, mentalitet dhe qeverisje autoritare antievropiane”, deklaroi Dedaj.