Arifi: Takimi i Kurtit me QUINT nuk do të ndikojë në zhbllokimin e Kuvendit

18:32 | 13 Maj 2025
arifi:-takimi-i-kurtit-me-quint-nuk-do-te-ndikoje-ne-zhbllokimin-e-kuvendit


Ish-kryenegociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Avni Arifi, ka folur për “Front Online” rreth situatës politike të Kosovës, duke thënë se, takimi i ambasadorëve të QUINT-it ka shërbyer si një shprehje e pakënaqësisë për dështimin e vendit në zgjidhjen e çështjeve të tij të brendshme.

‘’Në vend se preokupim i Kosovës të jetë anëtarësimi i Kosovës në KE, vendet e QUINT kanë ardhur që të shprehin pakënaqësinë e tyre në dështimin e Kosovës që t’i zgjedhë çështjet e veta’’, tha Arifi.

Arifi ka theksuar se është e pabesueshme që një parti me 48 deputetë nuk është në gjendje të krijojë shumicën parlamentare dhe të formojë një qeveri të qëndrueshme.

‘’Për çdo njeri normal është e pabesueshme se si një parti me 48 deputet nuk është në gjendje që të krijoj shumicë parlamentare’’, deklaroi Arifi.

Komento: