Arrestohen të dyshuarit për kultivim dhe shpërndarje të narkotikëve

23:06 | 07 Maj 2025
arrestohen-te-dyshuarit-per-kultivim-dhe-shperndarje-te-narkotikeve

Policia e Kosovës njofton se pas një hetimi intensiv ka realizuar sot arrestimin e katër personave në lidhje me rastin e kultivimit dhe shpërndarjes së narkotikëve, që kishte nisur më 23.04.2025 në Prizren.

Gjatë këtij operacioni paraprak ishin sekuestruar rreth 175 bimë kanabis.

Sot, gjatë arrestimit të të dyshuarit tjetër në Prishtinë, është kryer edhe një bastisje ku janë sekuestruar 461 gramë kokainë, një veturë Golf 7, para të gatshme dhe telefona mobilë.

Të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit pranë Prokurorisë Themelore në Prizren. Ndërkohë, një i dyshuar tjetër është në kërkim nga autoritetet.

Komento: