Arrestohet në Ferizaj personi i kërkuar, ishte i dënuar me 300 ditë burgim

16:08 | 29 Prill 2025
arrestohet-ne-ferizaj-personi-i-kerkuar,-ishte-i-denuar-me-300-dite-burgim

Policia e Kosovës njofton se pasditen e së hënës ka arrestuar në Ferizaj një person të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

I arrestuari 43-vjeçar me inicialet B.Z. ishte i kërkuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, për të cilën ishte dënuar me 300 ditë burgim.

Në njoftim theksohet se pas përfundimit të procedurave të nevojshme dhe kompletimit të dokumentacionit përkatës, i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit.

Komento: