Arrestohet një person në Prishtinë, ishte në kërkim ndërkombëtar

22:01 | 07 Maj 2025
arrestohet-nje-person-ne-prishtine,-ishte-ne-kerkim-nderkombetar

Sonte ne orët e pasdites, në Prishtinë, Njësia FAST, me mbështetjen e Njësisë Rajonale për Reagim të Shpejtë (NJRSH) – Prishtinë, ka realizuar me sukses një aksion policor, duke arrestuar një person në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë, dhe personi i arrestuar është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme ligjore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër krimit dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për të sjellë para drejtësisë individët që kërkohen për vepra të ndryshme penale.

Komento: