Arrestohet një person në veri, iu gjetën 14 karikatorë e 280 fishekë

16:57 | 21 Maj 2025
arrestohet-nje-person-ne-veri,-iu-gjeten-14-karikatore-e-280-fisheke

Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur municion, armë dhe dy jelekë antiplumb.

Sipas policisë, gjatë kontrollit janë gjetur një gaz maskë, 14 karikatorë të AK-47, 256 fishekë të AK-47, 24 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe substancë e dyshuar narkotike me peshë rreth 1 gram.

“I dyshuari është dërguar ne Stacionin Policor Mitrovice Veri për procedura te mëtejme”/

“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i P.TH Mitrovice i cili udhëzon qe rasti te iniciohet dhe i dyshuari dërgohet ne ndalim për 48 ore”, tha zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, njofton Klankosova.tv.

Komento: