Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka thënë se peshku në tregun e Kosovës është i sigurt për konsum.
Në një njoftim të lëshuar në Facebook, AUV ka deklaruar se disa produkte të peshkut i nënshtrohet një trajtimi për të vrarë parazitët e mundshëm që mund të paraqesin rrezik për qytetarët.
“Pika D e Kapitullit III të Seksionit VIII të Shtojcës III të Rregullores (KE) Nr 853/2004 përmban një kërkesë që disa produkte peshku t’i nënshtrohen një trajtimi të mjaftueshëm për të vrarë parazitët e mundshëm që mund të paraqesin rrezik për shëndetin e konsumatorit”.
“Zbatohet për produktet e peshkut që synohen të konsumohen të papërpunuara dhe produktet e peshkut që nuk i janë nënshtruar, ose nuk synohen para konsumimit t’i nënshtrohen, një trajtimi që vret parazitë të tillë. Fazat larvore të parazitëve të tillë që paraqesin rrezik për shëndetin e konsumatorit janë (1) nematoda, kryesisht larvat e specieve Anisakis dhe Pseudoterranova decipiens, (2) larvat (plerocerkoide) të Diphyllobothrium cestodes dhe (3) larvat (metacercariae) të trematodave”, thuhet në reagimin e AUV-it.
Ndër tjera, AUV shton se është e domosdoshme të sqarohet se ngarkesat me peshk nga ShBA-ja, Kanadaja, Spanja, Kroacia, Maqedonia e Veriut, në Kosovë vijnë të ngrira në më shumë se -18 gradë Celsius dhe me certifikata shëndetësore të autoriteteve të këtyre vendeve.
“Lloji i peshkut Merluc (hake) i cili gjendet në tregun e Kosovës për të cilin bëhet fjalë, përveç se është i ngrirë, i përket llojit i cili është i dedikuar për t’u përgatitur me trajtim të nxehtësisë (D.M.TH të gatuhet) e jo si i freskët apo i shkrirë në specialitete si ‘krudo’ apo ‘sushi’ me ç’rast nuk mundet të vihet para konsumatorit nëse përmban parazit”, pohon AUV.
AUV po ashtu ka publikuar edhe metodat për vrasjen e fazave të lavrave të parazitëve në peshk.