Ish-diplomati Avni Arifi ka folur pas situatës së krijuar nga mosformimi i institucioneve të reja shtetërore, duke e konsideruar atë një rrezik serioz për pozitën ndërkombëtare të Kosovës dhe për aspiratat euroatlantike të vendit.
“Dorën në zemër, ma mirë mos me pas hiç diplomaci se me pas diplomaci çfarë e kemi parë në 5 vitet e fundit,” ka deklaruar Arifi, duke kritikuar ashpër performancën e diplomacisë kosovare në vitet e fundit dhe pasivitetin e saj në skenën ndërkombëtare.
Sipas tij, mungesa e institucioneve funksionale thellon më tej dështimet në politikën e jashtme, në një kohë kur Kosova ka më shumë se kurrë nevojë për suksese dhe përparim drejt integrimeve ndërkombëtare.
“Përndryshe, dëmet janë shumë të mëdha sepse ne jemi ata që kemi nevojë për suksese në politikë të jashtme dhe integrime euroatlantike, e jo të tjerët,” ka theksuar Arifi për FrontOnline.
Ai ka paralajmëruar se dëmet që po shkaktohen në arenën ndërkombëtare janë të vështira për t’u rikuperuar, dhe se kjo vonesë institucionale mund t’i kushtojë Kosovës humbje të rëndësishme në afat të gjatë.
“Dëmet janë vështirë dhe vonë të rikuperueshme,” ka përfunduar Arifi.