Bajrami e shpërndan postimin ku VV i referohet edhe ministër edhe deputet Faton Pecit, ia kujton nenin 72 të Kushtetutës

15:48 | 11 Maj 2025
bajrami-e-shperndan-postimin-ku-vv-i-referohet-edhe-minister-edhe-deputet-faton-pecit,-ia-kujton-nenin-72-te-kushtetutes

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK’së, Hykmete Bajrami, ka publikuar një “screenshot” të një postimi të VV’së ku Faton Pecit i referohen edhe si ministër edhe si deputet.

Ajo ia ka bashkangjitur postimit edhe nenin 72 të Kushtetutës që thotë se deputeti “nuk mund të mbajë ndonjë post ekzekutiv në administratën publik ose në ndonjë ndërmarrje në pronësi publike dhe as të ushtrojë ndonjë funksion tjetër sikurse është e përcaktuar me ligj”

“LVV versus Kushtetutës së Republikës së Kosovës. PS. Unë besoj në Prokurorinë e Shtetit”, ka shkruar Bajrami.

Komento: