Deputetja Duda Balje para seancës së sotme ka konfirmuar informacionet që qarkullonin, se asaj i është ofruar të bëhet profesoreshë në Shkup në këmbim të votës për Albulena Haxhiun, por tha se nuk e ka pranuar këtë.
Për këtë deklaratë të saj sot është pyetur deputetja nga lista e Vetëvendosjes, Donika Gërvalla, e cila pretendoi se nuk është në dijeni për këto informacione.
“Zonja Balje edhe zotëri [Adem] Hoxha që të heqin dorë nga qasja bllokuese sepse s’jemi këtu në pazar ku shitemi e blihemi. Është çështje parimore konsistuimi i Kuvendit. Nuk kam informacione të tilla. Nuk di për pazare të kësaj natyre”.
Ajo tha se Vetëvendosje “ka pasë biseda të vazhdueshme për t’i vetëdijesuar që duhet ta marrin pjesë në votimin e Kuvendit”./