Beatrix nuk ndalet, kështu e provokon Donaldin

23:45 | 15 Korrik 2022

Beatrix Ramosaj, padyshim ka qenë njëri nga emrat më të komentuar në media.

Pjesëmarrja e saj në Big Brother bëri bujë të madhe duke qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes, shkruan ORAinfo.

Lidhja e krijuar e dashurisë me Donaldin, e bëri Beatrixin të jetë në fokus të gjithë audiencës. Dalja e saj nga shtëpia e bëri atë shumë të ndjeshëm duke u ballafaquar me komente negative.

Tani, Beatrix duket se e ka marrë vetën dhe vazhdimisht po poston foto nga dita e saj e përditshme. Së fundmi ajo ka provokuar me një fustan të zi, ku trupi i saj si peshk merr gjithë vëmendjen./ORAinfo/

Komento: