Befasi e këndshme, kjo është skuadra e tretë që inkuadrohet në Serie A

By Ora Info May 30, 2026 1 min read

Pas një sezoni në Serie B, skuadra e Monzas është rikthyer në elitën e futbollit italian.

Monza pësoi humbje me rezultat 2-0 në ndeshjen e dytë finale të play-offit ndaj Catanzaro, por kjo fitore e kalabrezeve nuk mjaftoi për të përmbysur rezultatin e përgjithshëm, shkruan IndeksOnline.

Kujtojmë se skuadra e Monzas e fitoi ndeshjen e parë me rezultat identik 2-0, derisa rikthehet në Serie A, falë pozicionit të tyre më të mirë në ligë.

Bashkë me Venezian e Frosinonen, Monza është skuadra e tretë që inkuadrohet në Serie A.

About the author

Ora Info

OraInfo publishes news, business, travel and technology stories focused on Kosovo and the wider region.