Behrami: Grenell është i shqetësuar për ngjarjet në Hagë

10:58 | 17 Maj 2025
behrami:-grenell-eshte-i-shqetesuar-per-ngjarjet-ne-hage

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami foli për Klan Kosova para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Behrami foli për vizitën e tij në SHBA dhe shqetësimet e tij lidhur me ngjarjet në Hagë.

Ai ndër të tjerash tha se vendimi i PDK-së është i njëjtë.

“Këto ditë qytetarët e Kosovës kanë pasë mundësi me i pa dy ngjarje, një lider vizionar siç është Edi Rama që e solli krejt botën atje, dhe e kemi Albin Kurtin që e ka shndërru Kosovën një qendër të izolimit”, tha Behrami.

“Ishte një vizitë disa ditore në New York, kam takuar komunitetin e shqiptarëve atje. Ata janë të shqetësuar për zhvillimet jo vetëm në Hagë por edhe për Kuvendin e Kosovës. Takimet e mia në kongres me dy kongresmenë kishin për temë këto, krijimin e institucioneve, padrejtësitë në Hagë dhe shkeljet e të drejtave të njeriut që po ndodhin atij”, tha Behrami.

“Ishte një takim miqësor me Grenell, ai është një mik i madh i Kosovës, është i shqetësuar për ngjarjet që po ndodhin në Hagë, shpresoj dhe besoj që sa më shpejt t’i kemi institucionet e Kosovës që sa më shpejt t’i adresojmë këto”, pëfundoi ai.

Komento: