Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka vazhduar kritikat ndaj Gjykatës Speciale.
Ai ka vlerësuar se Gjykata Speciale duhet të shndërrohet në muze të përndjekjes politike.
Ndërsa ka postuar një video me ish-presidentin Hashim Thaçi, ai ka thënë se kjo gjykatë është vendi ku kanë vdekur vlerat e Perëndimit dhe të shoqërisë shqiptare
“Këtë video e kam bërë në ditën e fundit të dhënies së deklaratës së Presidentit Thaçi para Prokurorisë fashiste në Hagë. Kam dashur ta ruaj për ditën kur të shpallet i pafajshëm, por e kam publikuar para disa vjetëve. Kurrë s’e kisha besuar që një proces gjyqësor, me kaq shumë ‘perëndimorë’, mund të prodhojë padrejtësinë më të madhe të këtij shekulli. Gjykata Speciale duhet të shndërrohet në muze të përndjekjes politike – vendi ku vdiqën vlerat e Perëndimit dhe të shoqërisë tonë shqiptare! Megjithëkëtë, dielli do të lindë përsëri! Shumë shpejt do të dalim përsëri nga kjo derë për t’u rikthyer sërish si president i lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit. Gëzuar Dita e Presidentit!”, ka shkruar Behrami.