
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka vazhduar vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përveç përfaqësues të shoqatave dhe shumë shqiptaro-amerikan, Behrami ka zhvilluar takime edhe në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së.
Në profilin e tij në Facebook, Behrami ka njoftuar për takimin me kongresmenin, Keith Self, i cili është Kryesues i Nënkomitetit për Evropën i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.
Me kongresmenin Self, Behrami ka thënë se ka ngritur “shqetësimet e qytetarëve të Kosovës lidhur me shkeljen e të Drejtave të Njeriut dhe padrejtësitë sistematike në gjyqin kundër krerëve të UÇK-së në Hagë”.