Bellaqa: Tregu i energjisë elektrike duhet te hapet, jo të jetë treg i monopolizuar

10:06 | 10 Maj 2025
bellaqa:-tregu-i-energjise-elektrike-duhet-te-hapet,-jo-te-jete-treg-i-monopolizuar


Jakup Bellaqa, njohës i çështjeve ekonomike, ka theksuar se tregu i energjisë elektrike duhet të hapet dhe të mos jetë një treg i monopolizuar. Ai ka shtuar se kalimi në tregun e hapur do t’u mundësojë bizneseve të zgjedhin operatorin privat dhe të mos varen më nga tarifat e rregulluara nga shteti.

‘’Tregu i energjisë elektrike duhet te hapet dhe jo të jetë treg i monopolizuar, ndërsa kalimi ne treg të hapur bizneseve ju mundëson qe ta zgjedhin operatorin privat ‘’, tha Bellaqa.

Megjithatë, Bellaqa ka paralajmëruar se ky kalim mund të jetë sfidues për bizneset në fazën fillestare, pasi ato mund të përballen me mungesë informacioni dhe kapacitetesh teknike dhe administrative për tregun e hapur.

‘’Ne hapin fillestare do te jetë sfiduese për bizneset sepse nuk kanë informacione te mjaftueshme dhe kapacitete teknike dhe administrative’’, tha Bellaqa.

Në aspektin afatgjatë, ai ka theksuar se ky proces do të ketë ndikim pozitiv, pasi tregu do të rregullohet dhe do të shkojë drejt liberalizimit, ku forca e ofertës dhe kërkesës do të ndikojnë për të krijuar një treg më efikas dhe konkurrues.

‘’Ne aspektin afatgjate ndikon pozitivisht sepse rregullohet tregu dhe shkon drejte liberalizimit ku ndikon forca e ofertës dhe kërkesë’’, tha njohësi I ekonomisë.

Megjithatë, ai ka theksuar rëndësinë e një rregullimi të duhur të tarifave nga ZRRE-ja, duke korrigjuar ato sipas rajonit dhe kostos reale të energjisë, për të shmangur ngritjen e çmimeve që mund të dëmtojnë konsumatorët dhe bizneset.

‘’ZRRE-ja do te duhej qe këto tarifa ti rregullon dhe ti korrekton sipas rajonit dhe sipas kostos direkte. Dhe mos ta vështirësoj zinxhirin furnizues te produkteve bazike dhe mos te bëhet shporta e konsumatorit e papërballueshme’’, përfundoi Bellaqa.

Komento: