Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka folur në lidhje me Lëvizjen Vetëendosje dhe koalicionet e mundshme që mund të ndodhin.
Ai është shprehur se VV-së i konvenon më shumë një koalicion me PDK-në.
“Ky e provoi me LDK-në, e dërgoi një letër që në përmbajtje qysh e shoh unë, se duhet ato letra me i lexu së prapthi. E kur e lexon së prapthi është “unë po ua dërgoj juve letrën, por ju thuani jo, se edhe ju ofendoj pak, ju hidhëroheni edhe më thuani jo”.
“E ka provuar ashtu me LDK-në me mbërri këtë rezultat, me marrë një përgjigje çfare e ka dashur, ndoshta dëshiron të shkojë me PDK-në, i konvenon më shumë edhe e luajnë këtë lojë, që nuk është kjo ndonjë strategji që nuk shihet”, u shpreh tutje Berisha./Klankosova.tv