BIK-u gati për “Haxhin 2025”, nisjet nga Kosova më 24 maj

13:50 | 15 Maj 2025
bik-u-gati-per-“haxhin-2025”,-nisjet-nga-kosova-me-24-maj

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka diskutuar parapërgatitjet e “Haxhit 2025” si dhe raportin e aktiviteteve të realizuara gjatë muajit të Ramazanit.

Këto diskutime u bën në mbledhjen e sotme të BIK-ut që u zhvillua nën kryesimin e kryetarit të saj, myftiut Naim Tërnava.

Bashkësia Islame e Kosovës thekson në një njoftim në Facebook se ka kryer të gjitha përgatitjet e duhura për “Haxhin 2025″dhe për nisjen e haxhilerëve drejt vendeve të shenjta.

“Me lejen e Zotit, besimtarët e parë nga Kosova drejt vendeve të shenjta do të udhëtojnë më 24 maj 2025”, theksohet më tej në njoftim.

Komento: