Biseda me Trumpin dhe Zonjën e Parë, Osmani: Jemi të përkushtuar ta bëjmë aleancën tonë më të fortë se kurrë

20:38 | 26 Prill 2025
biseda-me-trumpin-dhe-zonjen-e-pare,-osmani:-jemi-te-perkushtuar-ta-bejme-aleancen-tone-me-te-forte-se-kurre

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut, ka takuar presidentin amerikan, Donald Trump.

Osmani tha se Shtetet e Bashkuara janë aleati më i palëkunduri dhe me i rëndësishëm i Kosovës.

“Është gjithmonë kënaqësi ta takosh presidentin Donald Trump dhe t’ia përcjellësh dashurinë dhe mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për Amerikën”.

“Jemi të përkushtuar ta bëjmë aleancën tonë më të fortë se kurrë më parë”, shkroi Osman.

Më tej, e para e shtetit tha se pati kënaqësinë që t’i urojë Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump, ditëlindjen “dhe ta përgëzoj për punën e shkëlqyer që po bën përmes iniciativave të dedikuara për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve”./Reporteri.net/

Komento: