Blerim Kuçi nga sot i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Kuqit i urova rikthim në familjen tonë të madhe

19:13 | 16 Maj 2025
blerim-kuci-nga-sot-i-bashkohet-ldk-se,-abdixhiku:-kuqit-i-urova-rikthim-ne-familjen-tone-te-madhe

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar sot Suharekën, ku ka njoftuar rikthimin e Blerim Kuqit në radhët e kësaj partie.

Në një postim në Facebook, ai tha se bashkë me Ardianin po ndërtojnë një ekip fitues për zgjedhjet lokale që po afrojnë.

Ai u bëri thirrje të gjithë atyre që janë ndjerë të lënë anash e pa përfaqësim që të kthehen dhe të japin kontributin e tyre: “Mos u ankoni, ejani ndihmoni.”

Abdixhiku paralajmëroi se do të vizitojë çdo qytet për të forcuar këtë frymë bashkimi, ndërsa Suharekën e cilësoi si pikënisjen e këtij procesi.

Komento: