Gjatë ditës së premte në Rrugën B, ka humbur jetën dizjaneri i njohur, Festim Isufi.
Për vdekjen e tij ka reaguar dizjanerja Blerina Rugova-Kllokoqi.
“Një shpirt i ndjeshëm, një dizajner i talentuar dhe një njeri i mirë na la. Pusho në paqe, Festim”, thuhet në postimin e saj në Facebook.
Rastin për Front Onlinee ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Në përgjigjen e saj thuhet se edhe një grua ka marrë lëndime nga thika, dhe e njëjta është duke u trajtuar .
“Rreth orës 15:00 është raportuar për dy persona të lënduar në një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit. Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e njërit prej personave të lënduar, mashkull, 34 vjeç, ndërsa e lënduara femër, 30 vjeçare është dërguar për tretman mjekësor. Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë. Hetuesit policor po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, tha Ahmeti.