Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se Lidhja Demokratike të Kosovës do të shqyrtojë çështjen e iniciativës së AAK’së për çuarjen në Kushtetuese të ngërçit në Kuvendin e Kosovës.
“Nëse ka iniciativa të tilla për të dërguar diçka në Kushtetuese që jep zgjidhje për ngërçin politik që është krijuar e analizojmë lëndën dhe jemi për zhbllokim e situatës” ka thënë ajo.