Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti gjatë fjalimit në shesh pas fitores në zgjedhjet e 9 shkurtit, ku Kurti përdori gjuhë të ashpër ndaj kundër kandidateve, duke i quajtur disa prej tyre “hajvanë”.
Peci, në një intervistë në T7, tha se Kurti nuk i është referuar një partie të tërë, por një individi specifik nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i cili sipas tij kishte bërë premtime joreale dhe të papërballueshme për buxhetin e vendit.
“Referimi ka qenë kryesisht për një individ, nuk ka qenë për parti politike. Njëri prej eksponetëve të LDK-së, është i Ferizajt, ka bërë disa premtime dhe disa pika të programit të LDK-së që i ka shpalos, e në disa pika thjesht ka qenë një vlerësim që ai ka dhënë zotime publike për koston financiare për buxhetin e ardhshëm. Sa që projeksioni për buxhetin e ka tejkaluar edhe pjesën e bruto produktit. Nuk mendoj që iu ka referuar (Hamëz dhe Abdixhikut)…”, ka thënë Peci.
Sipas Pecit, duket se Kurti është penduar për ato deklarime.
“Tash as kryeministri Albin Kurti nuk është i lumtur pse e ka përdor një shprehje (hajvanë apo hajvantë)”, ka theksuar Peci.