Chelsea e ‘poshtëron’ Arsenalin pas finales së humbur ndaj PSG-së
Chelsea i ka hedhur një “thumb” të fortë Arsenalit menjëherë pasi “Topçinjtë” e humbën finalen e Ligës së Kampionëve me penallti ndaj Paris Saint-Germain.
Ishte një përfundim shkatërrues për Arsenalin, që synonte të fitonte trofeun e parë të Ligës së Kampionëve në historinë e klubit.
Kjo gjë nuk i ka shpëtuar Chelseat, e cila reagoi pas ndeshjes me një postim thumbues në Instagram.
“Blutë”, të cilët e mbyllën sezonin në vendin e nëntë në Ligën Premier dhe sezonin e ardhshëm nuk do të luajnë fare në garat evropiane, publikuan një reklamë për turet në stadiumin “Stamford Bridge”, ku përfshihej edhe një vizitë në atë që e quajtën “Shtëpia e trofeve e Londrës”.
Chelsea e ka fituar Ligën e Kampionëve në vitin 2012, po ashtu pas penalltive, në finalen kundër Bayern Munich, nën drejtimin e trajnerit Roberto Di Matteo.
“Ejani dhe vizitoni ‘Shtëpinë e trofeve të Londrës’”. Rezervoni tani turin e stadiumit në Stamford Bridge përmes linkut në ‘story’ ose në ‘bio’”, shkruante Chelsea në Instagram.
Come and visit London’s Home of Trophies. 🏆
Book your Stadium Tour at Stamford Bridge now. ⭐️⭐️
— Chelsea FC (@ChelseaFC) May 30, 2026
Chelsea publikoi edhe foto të trofeut të Ligës së Kampionëve dhe të titullit të Kupës së Botës për Klube, të cilin e fitoi verën e kaluar nën drejtimin e Enzo Maresca.
