Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se Kosova po vazhdon të mbahet peng për shkak të kryeneçësisë së deputetit Albin Kurti
Pas dështimit të seancës, Çitaku i bëri thirrje Kurtit që të reflektojë.
Ajo tha se qytetarët kanë votuar për institucione të reja të cilat do duhej të ballafaqoheshin me sfidat e tyre.
“Kosova dhe institucionet e saj vazhdojnë të mbesin peng i kryeneçësisë së Kryeministrit në detyrë, deputetit Albin Kurti. Nga kjo konferencë këtu i bëjmë thirrje që të reflektojë. qytetarët e Kosovës nuk kanë votuar për bllokadë, kanë votuar për të ndërtuar institucione të reja të cilat do duhej të ballafaqoheshin me sfidat e qytetarëve tanë. I bëjmë apel në mënyrë që të ecim tutje”, tha ajo.