Çitaku ndan një foto me Thaçin në Ditën e Presidentit: Ka shënuar epokë, aura e tij mbetet e pathyeshme

14:51 | 24 Maj 2025
citaku-ndan-nje-foto-me-thacin-ne-diten-e-presidentit:-ka-shenuar-epoke,-aura-e-tij-mbetet-e-pathyeshme

Vlora Çitaku, nga Partia Demokratike e Kosovës, në ditën e Presidentit ka publikuar një foto të ish-presidentit  Hashim Thaçi, duke thënë se aura e këtij të fundit mbetet e njëjtë, e fuqishme dhe e pathyeshme.

Çitaku në postimin e ndarë me foton e Thaçit, ka shkruar edhe se të rrallë janë ata që ndryshojnë kahjen e historisë, dhe se të paktë janë ata që shënojnë epoka.

Postimi:

Për aq sa do të ketë Kosovë, do të ketë edhe Presidentë, ministra e deputetë.

Por të rrallë janë ata që ndryshojnë kahjen e historisë. Të paktë janë ata që shënojnë epoka.

Edhe pse i mbyllur padrejtësisht mes katër muresh, aura e Presidentit Thaçi mbetet e njëjtë , e fuqishme, e pathyeshme.

Le të jetë kjo beteja e fundit, President.

Urime Dita e Presidentit!

 

 

Komento: