Dedaj: Krerët e UÇK-së janë të pafajshëm, dënim për keqinterpretimet dhe dezinformatat e qëllimshme

16:25 | 08 Maj 2025
dedaj:-kreret-e-uck-se-jane-te-pafajshem,-denim-per-keqinterpretimet-dhe-dezinformatat-e-qellimshme

Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj përmes një shkrimi në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se sot është kontaktuar nga ana e Gjykatës Speciale.

Ai thotë se arsyeja e thirrjes lidhet me shqetësimet e ngritura dhe tendencat e keqëpërdorimit dhe keqëinterpretimit të qëllimshëm apo me porosi, të disa mediave, portaleve, gazetarëve dhe individëve( të njohur për DHS të GJS),  të deklaratave të dhëna para Trupit Gjykues në Hagë, në nëntor 2023.

Postimi i plotë:

Sot jam kontaktuar nga zyrtarët e sigurisë, të Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, në Hagë!

– Krerët e UÇK-së, janë të pafajshem dhe duhët të kthehen në shtëpi!

Sot jam kontaktuar përmes një bisede telefonike, nga zyrtarêt për çështje të sigurisë së dëshmitarëve, nga DHS të Gjykatës Speciale, në Hagë, lidhur me shqetësimet e mija të ngritura dhe tendencat e keqëpërdorimit dhe keqëinterpretimit të qëllimshëm apo me porosi, të disa mediave, portaleve, gazetarëve dhe individëve( të njohur për DHS të GJS),  të deklaratave të mija të dhëna para Trupit Gjykues në Hagë, në nëntor 2023.

Këto tendenca të izoluara, me gjasë kanë për qëllim nxitjen e urrejtjes, ndrësyrjet për kercënim, rrezikim, bullizim dhe shantazh ndaj meje, duke keqëpërdorur, prerë dhe nxjerrur nga konteksti, të deklaratave të mija, gjatë dëshmisë në Hagë, ku edhe aty kamë ngritur pafajësinë dhe kam thëne se kjo gjykatë është antishqiptare, politike dhe e padrejtë, dhe se UÇK ka berë luftë vetëmbrojtëse, të pastër dhe çlirimtare, ndërsa janë forcat serbe ato të cilat kanë bërë krime dhe gjenocid në Kosovë, madje edhe ndaj familjes sime!

Zyrtarëve të sigurisë së DHS të Gjykatës Speciale edhe njëherë ua bëra me dije se kurrë nuk kam pasur asnjë shqetësim dhe as  më të voglen ndërhyrje nga familjarët, pjesêtarët e rrethit të gjërë, sipmatizantët dhe rajoni nga vinë ish krerët e UÇK,  por këtë e bëjnë vetem disa individ dhe klane të cilat kane për qëllim dezinformimim dhe nxitjen e urrejtjes dhe të kërcënimit ndaj meje dhe familjes sime atdhetare dhe martire!

Edhe njëhere ua pëserita gjatë kësaj bisede të sotme, zyrtarëve të DHS të GJS, sè gjatë dëshmisë sime në Hagë, e kam thënë të verteten troq, se ish krerët e UÇK janë të pafajshem dhe se duhët të kthehen në shtëpi!.

Komento: