Deputeti i Vetëvendosjes, Halil Thaçi, për FrontOnline ka folur pas refuzimit të LDK-së për një koalicion me partinë e tij, duke theksuar se do të vazhdojnë tutje pa LDK-në.
Thaçi e ka cilësuar liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, si një “lider të ri me mendësi të vjetër”, duke sugjeruar se ai nuk po mund të ndahet lehtë nga struktura dhe praktikat e vjetra të partisë.
“Lumiri është një lider i ri me mendësi të vjetër, që nuk po mund të ndahet lehtë prej LDK-së. Ne si subjekt fitues, gjithmonë i takon me i hap dyert dhe me e hap zemrën, por siç po shihet ata (LDK) këtë zemërgjerësi e kthyen në injorancë,” ka deklaruar Thaçi.
Ai ka theksuar se, pavarësisht qëndrimit të LDK-së, Vetëvendosje do të vazhdojë rrugën e saj.
“Ne si VV do të vazhdojmë tutje. Ti vazhdo, me ata të vjetrit e ne vazhdojmë tutje,” ka shtuar Thaçi për FrontOnline.