Deputeti i VV-së: PDK, LDK dhe AAK po duan ngërçin e Kuvendit ta mbajnë deri në zgjedhjet lokale

08:31 | 17 Maj 2025
deputeti-i-vv-se:-pdk,-ldk-dhe-aak-po-duan-ngercin-e-kuvendit-ta-mbajne-deri-ne-zgjedhjet-lokale


Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Halil Thaçi është shprehur për “Front Online” se Vetëvendosje po angazhohet për zhbllokim, ndërsa fajësoi partitë opozitare për bllokim të Kuvendit.

Sipas tij, opozita synon ta mbajë vendin të paralizuar deri në zgjedhjet lokale.

“Pse po kërkohet nga VV me pas qasje tjetër kur partitë opozitare e kanë bllokuar Kuvendit ne po kërkojmë zhbllokim. Kemi bërë hapa për zhbllokim duke kërkuar formim të komisionit për votim të fshehtë që lejohet me Kushtetutë këtë e kanë bllokuar dhe po duan ta mbajnë të bllokuar vendit deri në zgjedhjet lokale”, u shpreh ai.

Komento: