Deputetja e AAK-së: Qeveria s’u angazhua, prandaj Kosova dështoi në KiE

08:57 | 16 Maj 2025
deputetja-e-aak-se:-qeveria-s’u-angazhua,-prandaj-kosova-deshtoi-ne-kie


Deputetja e AAK-së dhe ish-anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Time Kadrijaj, dështimin e Kosovës për t’u futur në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, e ka cilësuar si pasojë të mungesës së angazhimit nga ana e Qeverisë Kurti.

Sipas saj, qasja e kësaj Qeverie ka qenë e parashikueshme dhe e paaftë për t’i çuar përpara proceset integruese.

“S’ka pasur sukses sepse nuk ka pas angazhim të qeverisë dhe ne jemi nën sanksione nga BE, përderisa nuk kemi lobuar tek vendet anëtare që të përfshihemi në agjendë dhe qasja e kësaj qeverie ka qenë e pritshme që do mbetemi larg këtyre agjendave kjo qeveri e ka stopuar agjendën evropiane”, shprehet Kadrijaj për “Front Online”.

Komento: