Deputetja e PDK-së: Kosova në rreth vicioz, Kurti duhet të bëjë kompromis për të liruar vendin

18:49 | 21 Maj 2025
deputetja-e-pdk-se:-kosova-ne-rreth-vicioz,-kurti-duhet-te-beje-kompromis-per-te-liruar-vendin

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kosovare Murseli, për FrontOnline ka ngritur shqetësimin për situatën aktuale politike në vend, duke e cilësuar atë si një krizë që po rëndon qytetarët jo vetëm ekonomikisht, por edhe psikologjikisht.

“Si Kosovë, kemi hyrë në një rreth vicioz. Për më tepër, qytetarët tanë po rëndohen, përveç se ekonomikisht edhe në aspektin psikologjik,” tha Murseli për FrontOnline.

Ajo theksoi nevojën urgjente për zgjidhje dhe formim të institucioneve funksionale, duke e cilësuar këtë si përgjegjësi të përbashkët, por me theks të veçantë te kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

“Është përgjegjësi e jonë, e në veçanti e z. Kurti, si fitues i madh i zgjedhjeve. Ai duhet ta dëgjojë kërkesën e opozitës dhe të bëjë kompromisin, që liron gjithë vendin,” theksoi Murseli.

Komento: