Derbi i Milanos për Milinkovic-Savic

11:58 | 06 Janar 2019

Milan dhe Inter janë të gatshëm të bëjnë betejën për sezonin e ardhshëm për lojtarin e Lazios Sergej Milinkovic-Savic.

Të dy klubet nga qyteti i Milanos e kanë në shënjestër lojtarin serb të Lazios, por u tërhoqën nga çmimi prej 130 milionë euro, përcjell ORAinfo.

Tani që Manchester United, Chelsea dhe Paris Saint-Germain kanë tërhequr përsëri në interesin e tyre, ai mund të bëjë një lëvizje brenda Serie A.

Milan kishte tentuar të ofrojë 30 milion euro për një kredi dhe 90 milionë euro të tjera për të blerë në fund të sezonit, por ishte vonuar në ofertë pët të punuar më shumë me Lazion për këtë qështje.

Gazeta e Corriere della Sera pretendon se janë të gatshëm të kthehen përsëri verën e ardhshme, por përballen me konkurrencë të fortë nga Interi, të cilët po forcojnë skuadrën e tyre nën regjinë e re Beppe Marotta.

Më e rëndësishmja, Interi nuk është më i mbyllur nga parametrat strikte Financiar Fair Play dhe mund të bëjnë transfere më të mëdha. /ORAinfo/

Komento: