Dështimi i konstituimit të Kuvendit për 20 herë, Hamiti: Numrat dhe kandidaten për dështim i ka

13:22 | 23 Maj 2025
deshtimi-i-konstituimit-te-kuvendit-per-20-here,-hamiti:-numrat-dhe-kandidaten-per-deshtim-i-ka

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, fajin për dështim të konstituimit të Kuvendit ia ka vënë VV-së.

Ai ka bërë me dije se partia e Albin Kurtit po dështon me sukses në themelimin e institucioneve.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se VV-ja ka vetëm numra dhe kandidate për dështim.

“VV-ja e dështoi me sukses, për të 20-tën herë, mbledhjen për zgjedhje të kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Numrat dhe kandidaten për dështim i ka”, ka shkruar Hamiti.

Komento: