Dhunimi i 11 vjeçares, Dafina Zeqiri shpërthen në lot në reagimin e saj

17:54 | 30 Gusht 2022

Rasti i dhunimit të një 11-vjecçarjeje në Prishtinë nga pesë persona ka tronditur vendin dhe ka ngjallur reagime të shumta.

Ndërkohë, e zëshme për këtë rast ka qenë edhe këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri e cila përmes disa postimeve në rrjetet e saj sociale, ndërsa edhe ka ftuar që të gjithë t’i bashkohen protestës së nesërme për të mbrojtje të grave dhe vajzave.

Ndërkohë, në një postim në llogarinë e saj në TikTok, Dafina është përlotur duke theksuar se përveç rastit të dhunimit është e prekur edhe nga komentet që merr.

“Keni kujdes. Ne të gjithë jemi njerëz me ndjenja dhe të drejta. Kjo mund të isha unë, ti, motra apo nëna juaj”. Unë po luftoj të them edhe fjalët që dua të them, aq e nervozuar, e trishtuar jam! Ndaloni këto dreq “kqyre qysh po veshni? Po qitni këngë seksi? Po i dridhni të pasmet në klub” ju nuk keni të drejtë të merrni çfarë nuk është e juaja edhe pikë”, ka shkruar Dafina sipër videos së publikuar.

Përveç, Dafinës edhe emra të tjerë të famshëm kanë reaguar, mesin e tyre edhe këngëtarja e njohur, Fifi e cila krahas protestës në Prishtinë ka kërkuar të organizohet një e tillë edhe në Tiranë.

Video nga reagimi i Dafinës:

Komento: