Diplomatja amerikane e prerë pas takimit me Kurtin: Liderët politikë të punojnë bashkë për konstituimin dhe formimin e Qeverisë

20:18 | 12 Maj 2025
diplomatja-amerikane-e-prere-pas-takimit-me-kurtin:-lideret-politike-te-punojne-bashke-per-konstituimin-dhe-formimin-e-qeverise

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it u takuan sot me kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurtin.

Diplomatët që i shkuan në zyrë Kurtit, i thane qartë këtij të fundit se duhet të punojë bashkë me liderët e tjerë politikë për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.

Gjatë këtij takimi, diplomatja amerikane ritheksoi nevojën që udhëheqësit politikë të Kosovës, të punojnë së bashku për të konstituuar Kuvendin dhe për të formuar një qeveri të qëndrueshme në përputhje me Kushtetutën.

“Këto institucione janë thelbësore për të siguruar mirëqenien dhe prosperitetin e qytetarëve të Kosovës”, tha ambasada amerikane në postimin në rrjetin X.

Reagimi i plotë:

Komento: