Dita e Personave të Zhdu’kur – ja aktivitet që do të zhvillohen nesër

13:38 | 26 Prill 2025
dita-e-personave-te-zhdu’kur-–-ja-aktivitet-qe-do-te-zhvillohen-neser

Nesër (27 prill), shënohet Dita e Personave të Zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, i ka bërë të ditura aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të kësaj dite.

Nga ora 11:00 do të bëhen homazhe te Monumenti i Personave të Zhdukur, përballë Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa nga ora 12:30, zhvillohen homazhe në Kompleksin Memorial në Mejë të Gjakovës.

Në ora 14:30, mbahen homazhe në Parkun Memorial “Të Zhdukurit me Dhunë nga Serbia”.

E krejt në fund, në ora 29:00, bëhen homazhet dhe ndezja e flakadanëve në Kompleksin Memorial në Krushë të Madhe.

Lidhur me këto aktivitete, KQPZh, ka ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë në homazhe.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë

Komento: