Djali i saj u bë fenomen në shqiptari – nëna e Gjestit i përlot të gjithë me fjalë e saj për të birin

18:06 | 22 Prill 2025

Pas një rrugëtimi të gjatë, të mbushur me sfida, emocione dhe momente të paharrueshme, Besart Kelmendi, i njohur gjerësisht nga publiku shqiptar si Gjesti, u shpall fituesi i edicionit të katërt të reality show-t më të ndjekur në vend – Big Brother VIP Albania.

Fitorja e tij nuk ishte thjesht një triumf individual, por një moment i fuqishëm që u përjetua me emocione të mëdha nga mijëra shikues dhe, mbi të gjitha, nga familja e tij që e ka ndjekur çdo hap të tij me krenari dhe dashuri të pakushtëzuar.

Në mesin e shumë përgëzimeve që mori pas shpalljes fitues, ishin fjalët e nënës së tij ato që preken zemrat e publikut më shumë se çdo gjë tjetër.

Në një moment tepër emocional, ajo u shpreh me një ndjenjë të thellë mirënjohjeje, krenarie dhe dashurie për djalin e saj, duke e përgëzuar për mënyrën se si qëndroi gjatë gjithë rrugëtimit të tij brenda shtëpisë së famshme.

“Jam nëna më e lumtur në botë. Për durimin që tregove, për mënyrën se si i respektove të gjithë. Krenare për gjithçka që je dhe për mënyrën se si qëndrove i fortë deri në fund,” – ishin fjalët e saj që ngjallën reagime të shumta në rrjete sociale, duke u shpërndarë me mijëra herë nga ndjekësit që e përjetuan triumfin e Gjëstit si një fitore të merituar.

Ky mesazh i sinqertë i nënës së Gjëstit u bë simboli i dashurisë së pastër prindërore dhe përforcoi imazhin e tij si një djalë me vlera të forta familjare dhe njerëzore.

Publiku kishte tashmë identifikuar në të jo vetëm një konkurrent të fortë, por edhe një njeri të ndershëm, të përkushtuar dhe me karakter të qëndrueshëm.

Rrugëtimi i Besartit drejt fitores nuk ishte aspak i lehtë. Ai ishte ndër konkurrentët që hyri më vonë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, pasi më herët kishte qenë pjesë e Big Brother VIP Kosova.

Kalimi i tij nga një format në tjetrin ishte një veprim i guximshëm, që rrallëherë është parë në realitetet televizive shqiptare.

Me plot 184 ditë të kaluara nën vëzhgimin e pandërprerë të kamerave – më shumë se çdo konkurrent tjetër – Gjesti demonstroi një forcë të brendshme të jashtëzakonshme dhe një qetësi emocionale që e veçoi nga të tjerët.

Ai përjetoi jo pak momente të vështira, ballafaqime, debate dhe emocione të forta, por asnjëherë nuk e humbi qetësinë dhe etikën e tij.

Edhe në momentet kur ndoshta i duhej të reagonte me më shumë intensitet, ai zgjodhi rrugën e maturisë dhe respektit, duke fituar gradualisht dashurinë e publikut.

Fitorja e Gjëstit, që u shpall në finalen e madhe ku ai la pas në vend të dytë këngëtaren e njohur Rozana Radi, u shoqërua me brohorima dhe lot gëzimi. Kur doli nga shtëpia, ai u prit në studio nga prindërit e tij.

Pamjet e përqafimit të tij me babanë, që i tha fjalët e para pas 6 muajsh larg njëri-tjetrit, dhe emocionet e nënës që mezi e mbante veten nga lotët, ishin ndër momentet më prekëse të mbrëmjes.

Gjesti fitoi një çmim prej 100 mijë eurosh, por për të dhe për shumë të tjerë, çmimi më i madh ishte përqafimi i publikut dhe respekti që fitoi në çdo cep të trojeve shqiptare. Ai u largua nga shtëpia jo vetëm si një fitues i një formati televiziv, por si një simbol i qëndrueshmërisë, etikës dhe karakterit.

Në një kohë kur shfaqjet televizive shpesh kritikohen për mungesën e vlerave, figura e Besart Kelmendit si fitues i këtij sezoni u përjetua si një frymë shprese dhe shembull pozitiv për të gjithë ata që besojnë ende te mirësia, te dinjiteti dhe te përulësia./ORAinfo/

Komento: