Dogana kap pantallona, dyshohen të jenë të falsifikuara

09:38 | 23 Prill 2025
dogana-kap-pantallona,-dyshohen-te-jene-te-falsifikuara

Dogana e Kosovës gjatë një ekzaminimi fizik të një dërgese në terminal doganor ka hasur mallra për të cilat dyshohet se shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale.

Bëhet e ditur se gjatë kontrollit janë ndaluar për verifikim mallrat me marka të dyshuara si të falsifikuara: DSQUARED2, TOMMY HILFIGER, DIESEL, GUCCI dhe MONCLER.

“ Veprimet e mëtejme do të ndërmerren në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe procedurat doganore në fuqi”, thonë nga Dogana.

Komento: