Don Xhoni sapo ka publikuar këngën më të re me titull “Katile”.
Kënga është punuar nga producenti Çelik Lipa ndërsa për tekstin është kujdesur vetë reperi nga Drenica.
Pjesë e klipit është dhe influencuesja mjaft e komentuar, Megi Pojani.
Si gjithmonë, ajo shfaqet shumë provokuese dhe në një nga sekuencat e klipit ata shfaqen të veshur si nuse dhe dhëndër.
Ndërsa kanë kaluar pak orë nga lansimi, kënga po arrin gjysmë milioni klikime. “Katile” është projekti i parë i reperit për këtë verë.