Drizan Shala: Policia e Kosovës ka neglizhuar sigurinë publike

19:15 | 07 Maj 2025
drizan-shala:-policia-e-kosoves-ka-neglizhuar-sigurine-publike


Pas një serie ngjarjesh tragjike që kanë tronditur vendin këtë vit, Drizan Shala, ekspert i sigurisë, është deklaruar rreth sigurisë publike ku ka thënë se ka një neglizhencë të Policisë së Kosovës në menaxhimin e sigurisë publike.

“Sa i përket aktiviteteve që cenojnë drejtpërdrejt sigurinë publike, mund të themi se Policia e Kosovës ka neglizhuar segmente të tilla që e atakojnë këtë siguri,” tha Shala.

Ai shton se është e domosdoshme që Policia, por edhe institucionet tjera të sigurisë, të ndërmarrin hapa për të krijuar një strukturë të brendshme më të fortë dhe më efikase, që do të mund të parandalojë aktivitete të rrezikshme për sigurinë publike.

“Po ashtu, nuk mjafton vetëm të identifikohen problemet. Duhet të kërkohet llogari për mosveprimin nga mekanizmat përkatës’’ deklaroi Shala.

Komento: