Dy të arrestuar në Kaçanik, sul*muan me shkop druri një person në një qendër tregtare

22:46 | 05 Maj 2025
dy-te-arrestuar-ne-kacanik,-sul*muan-me-shkop-druri-nje-person-ne-nje-qender-tregtare

Dy persona janë arrestuar në Kaçanik, pasi të njëjtit dyshohen se kanë sulmuar me shkop druri një person, në një qendër tregtare.

Bëhet e ditur se personi i sulmuar ka marrë trajtim mjekësor në QKMF-në e Kaçanikut, ndërsa dy të dyshuarit janë ndalur për 48 orë.

“Më datë 05.05.2025, rreth orës 15:00, policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar informacion për një incident të ndodhur në një qendër tregtare në Kaçanik, ku një person ishte sulmuar me një shkop druri nga dy persona të tjerë”.

“Viktima ka marrë trajtim mjekësor në QKMF – Kaçanik, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas janë paraqitur në stacionin policor. Pas intervistimit nga hetuesit policor dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit A. Sh. (41 vjeç) dhe A. Sh. (36 vjeç) janë ndaluar për 48 orë dhe janë dërguar në qendrën e mbajtjes, për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Komento: