Dyshohet se është vjedhur në Gjermani, “Bentley” 250 mijë eurosh i Morena Tarakut sekuestrohet nga policia

15:40 | 29 Tetor 2019

Morena Tarakut i ka dal një problem i madh me veturën e saj luksoze.

Vetura “Bentley” në vlerë prej 250 mijë eurosh, të cilën këngëtarja Morena Taraku tentoi ta fuste në Kosovë si të re, duke i ikur pagesës së doganës, është raportuar si e vjedhur në Gjermani.

Gazeta Sinjali merr vesh nga burime të sigurta se në Policinë gjermane por edhe në INTERPOL, kjo veturë është raportuar si e vjedhur.

Policia e Kosovës e ka marrë këtë informacion dhe ata e kanë lokalizuar veturën dhe tanimë është duke ndodhur sekuestrimi i saj.

Vetura luksoze të cilën këngëtarja e ka deklaruar si të re, kishte 2,194 kilometra të kaluara dhe regjistrim të rregullt në Gjermani të bërë më datë 22.07.2019.

Komento: