Dyshohet se mashtroi vikt`imën për 51 mijë euro, arrestohet një person në Prishtinë

09:38 | 27 Prill 2025
dyshohet-se-mashtroi-vikt`imen-per-51-mije-euro,-arrestohet-nje-person-ne-prishtine

Një person është arrestuar në Prishtinë të shtunën nën dyshimin se ka kryer veprën penale të mashtrimit.

Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari kishte qëllim të përvetësonte pasuri në vlerë prej 51 mijë eurove.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“MASHTRIM. Prishtinë 26.03.2025-12:00. Me 26.04.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte mashtruar viktimën mashkull kosovar, me qellim të përvetësimit pasuror për vete në shumën prej 51.000 euro. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Komento: