“E bëri Kosovën krenare”, Dillan Barbatovci, kosovari i parë që u bë pjesë e Marinës Spanjolle

13:08 | 24 Prill 2025
“e-beri-kosoven-krenare”,-dillan-barbatovci,-kosovari-i-pare-qe-u-be-pjese-e-marines-spanjolle

Dillan Barbatovci, është kosovari i parë që është bërë pjesë e Marinës Spanjolle.

Tash e katër muaj, Berbatovci është duke u përfaqësuar në këtë elitë ushtarake.

Për Klankosova, vajza e axhës së Dillanit, Leona, tha se familja ndihet krenare për arritjen e më të dashurit të tyre.

“Jemi krenarë që një kosovar ka arritur të bëhet pjesë e Marinës Spanjolle. Kjo, si familje na bën krenarë, por gjithashtu edhe Kosovën si shtet”, u shpreh Leona

Tutje, ajo tha se këtë lajm e kanë pritur kaherë, pasi kanë parë dëshirën, motivin dhe gatishmërinë e Dillanit për t’iu bashkuar Forcave Ushtarake të Marinës Spanjolle.

Komento: