Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, rreth orës 04:30, në rrugën nacionale Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në afërsi të rrethit te KFC-ja në Llapnasell.
Siç mëson Sinjali bëhet fjalë për një vetëaksident me fatalitet, ku vetura ka dalë nga rruga nën rrethana ende të panjohura.
Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari i këtij vetëaksidenti është Leonard Avdyli, rreth 30 vjeçar.
Shoferi i identifikuar dyshohet se ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, kurse një tjetër person ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Me të marrë vesh rastin, njësia policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer ekzaminimet e nevojshme. Hetimet janë në vazhdim dhe pritet të sqarohen shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi.