E enjte me diell, temperaturat arrijnë deri në 20 gradë Celsius

08:00 | 15 Maj 2025
e-enjte-me-diell,-temperaturat-arrijne-deri-ne-20-grade-celsius

Gjatë ditës së enjte parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat priten të lëvizin nga 2 deri në 20 gradë Celsius

“E enjte- Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Komento: