E keni parë këtë pajisje në Suharekë? Kryetari i komunës tregon për funksionet e saj

22:10 | 17 Maj 2025
e-keni-pare-kete-pajisje-ne-suhareke?-kryetari-i-komunes-tregon-per-funksionet-e-saj

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar vendosjen e një pajisjeje interesante në qytet.

Pajisja ofron internet, mundësi për të karikuar telefonin, tabletin apo biçikletën elektrike, ofron ndriçim, kamera sigurie dhe ekran me informata të rëndësishme.

Më e rëndësishmja e kësaj pajisjeje është se për vete karikohet duke përdorur energji diellore, 100% ekonomike.

Qëndro i lidhur, qëndro i informuar, dhe mbi të gjitha, qëndro krenar që je pjesë e një qyteti që po ecën me hapin e kohës.

Teknologjia është mjeti, rinia është forca!” shkroi Muharremaj.

 

Komento: