Edhe Lumir Abdixhiku e konfirmon pjesëmarrjen në takimin me Presidenten Osmani

17:11 | 12 Maj 2025
edhe-lumir-abdixhiku-e-konfirmon-pjesemarrjen-ne-takimin-me-presidenten-osmani

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani të enjten.

Kjo është konfirmuar  nga zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa.

“Po e kemi pranuar ftesën dhe kryetari Abdixhiku do të merr pjesë në takim”, tha Mustafa për Reporteri.net.

Në takimin e orës 13:00 do të jenë edhe krerët e PDK-së dhe AAK-së, Memli Kransiqi dhe Ramush Haradinaj. Gazeta Online Reporteri.net siç dhe raportoi, këto takime Osmani do t’i zhvillojë në dy grupe.

Kurti, Krasniqi, Abdixhiku dhe Haradinaj do të kenë takim të përbashkët me Presidenten, duke pasur nga ai po i përbashkët me përfaqësuesit e partive minoritare.

Kjo ftesë e Osmanit vie pas krijimit të bllokadës në konstituimin e Kuvendit.

Thirrjen për takim e konfirmoi sot për media  këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina, i cili edhe javën e kaluar deklaroi gatishmërinë e Presidentes Osmani për takim me partitë politike.

Komento: