Eliza Hoxha kritikon Avni Deharin: S’e nderoi me një minutë heshtje figurën e Kaqusha Jasharit

13:28 | 07 Maj 2025
eliza-hoxha-kritikon-avni-deharin:-s’e-nderoi-me-nje-minute-heshtje-figuren-e-kaqusha-jasharit

Deputetja Eliza Hoxha e ka kritikuar kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari, që nuk e thirri një minutë heshtje për të nderuar figurën e Kaqusha Jasharit.

“Sot, z.Dehari  kryesuesi (i përkohshëm) i Kuvendit të Kosovës nuk qe në gjendje të thërras për një minutë nderim për figurën e zonjës Kaqusha Jashari – deputete e po këtij kuvendi dhe jo vetëm si dhe nënshkruese e deklaratës së Pavarësisë së Kosovës. Kaq për respektin ndaj kontribuesve në dhe për këtë vend. Çfarë kulture është kjo? Çfarë trashëgimie prodhon kjo? Çfarë kujtese kolektive?”, ka shkruar ajo.

Dje në moshën 79 vjeçare vdiq Kaqusha Jashari. Ajo ishte themeluese dhe ish-kryetare e Partisë Socialdemokrate të Kosovës (PSDK), si dhe ish-deputete e Kuvendit të Kosovës.

Komento: